Një aksident ka ndodhur 9 km larg Elbasanit ku një punonjës policie ka humbur jetën pas një aksidenti në fshatin Mlizë.
Burimet bëjnë me dije se Edmond Brahimaj, 62-vjeç, punonjës i policisë rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë pasi po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji.
Për fat të keq gjatë manovrimit të heqjes së krikut, depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, por 62 vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.