Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 57-vjeçare mësohet se ka goditur me lopatë një 25-vjeçare.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që 57-vjeçarja është proceduar penalisht.
Për rrjedhojë 25-vjeçarja mori mjekim pas dëmtimeve dhe fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën raporton Policia.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.