Site icon Informohu siç duhet

E rëndë/ Autobusi me 58 njerëz përfundon në liqen. Humbin jetën tre persona

E rëndë/ Autobusi me 58 njerëz përfundon në liqen. Humbin jetën tre persona

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Norvegji ku për rrjedhojë tre persona gjetën vdekjen.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti ndodhi afro orës 13:30 me orën lokale në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të vendit.

Mësohet se autobusi me të cilin udhëtonin viktimat doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në liqenin Åsvatnet, sipas transmetuesit publik NRK.

Në momentin e përplasjes brenda automjetit ndodheshin 58 persona.

Kryqi i Kuq Norvegjez tha në mediat sociale se po dërgonte ekipe për të ndihmuar në një “aksident të rëndë autobusi” në rrugën E10, zonë e cila ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta.

 

Exit mobile version