Një sherr në familje ka përfunduar me plagosjen e një prej bashkëshortëve. Ngjarja e rëndë, sipas policisë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka plagosur bashkëshortin e saj me thikë.
“Shtetasja Xh. S., 29 vjeçe, ka goditur bashkëshortin për motive ende të paqarta, të cilat po hetohen. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit”, bëri me dije policia.
I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe është në kërkim të 29-vjeçares, e cila është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit.