MEMALIAJ- Personi që shihni në foton në këtë artikull është i moshuari që u gjet i pajetë paraditen e 20 Gushtit në një përrua në fshatin Zhapokikë në Memaliaj, dyshohet i vrarë me thikë.
Policia konfirmoi se nga hetimet kishte zbuluar se 72-vjeçari Faik Ajdini, është qëlluar disa herë me thikë dhe është hedhur në përrua ku dhe ka ndërruar jetë. Nga ekspertiza në trupin e të ndjerit, janë gjetur dy goditje në qafë dhe në kokë.
Alarmin për humbjen e tij e dhanë familjarët, të cilët kishin humbur kontaktet me të prej 48 orësh.
Vizion Plus raporton se deri ditën kur ka ndodhur vrasja, viktima Ajdini ka shërbyer si kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj.

