Në një seancë tensioni në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, ngriti tonet ndaj deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, pas pyetjes nëse ai ishte takuar ndonjëherë me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
“Si mund të bësh një pyetje të tillë pa asnjë indicie, pa asnjë të dhënë?! Unë jam Altin Dumani, përfaqësoj Prokurorinë e Posaçme! Opinionin publik e mbushët sikur jam takuar me McGonigal, pa pikë përgjegjësie!”, reagoi ashpër kreu i SPAK.
Dumani theksoi se për figurën e McGonigal kishte dëgjuar për herë të parë vetëm në janar të vitit 2023, kur u publikuan të dhëna mbi aferat e mundshme të tij, duke nënvizuar se çdo pretendim tjetër është i pavërtetë dhe i pabazuar.

