Site icon Informohu siç duhet

E pëson i riu nga Tirana/ Furnizoi makinën me karburant dhe bëri pagesën me euro false

Furnizoi makinën me karburant dhe bëri pagesën me euro false/ E pëson i riu nga Tirana

Një ngjarje e papritur mësohet të ketë ndodhur  në një pikë karburanti në fshatin Labinot, Elbasan.

Sipas burimeve mësohet se një i ri nga Tirana ka furnizuar makinën me karburant dhe pagesën e ka kryer me kartëmonedhë false.

Ngjarja mësohet të ketë ndohur më 14 gusht.2024 e për rrjedhojë policia ka vënë në pranga shtetasin M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Bleu karburant, me një kartëmonedhë 100 euroshe false, identifikohet, kapet dhe arrestohet 35-vjeçari.

Menjëherë pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Labinot, se më datë 14.08.2024, një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit të tij, me një kartëmonedhë 100 euroshe false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version