Site icon Informohu siç duhet

E përfshirë në vr*sjen e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO-së lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

E përfshirë në vr*sjen e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO-së lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

TIRANË– Apeli i GJKKO-së ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2008. Eria Ago kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Por togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme e rrëzuan kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Eria Ago u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e shënuar në verën e 2018. Eria Ago ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me pretendimet e prokurorisë së posaçme, duke thënë që ajo nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.

E zhdukur prej 25 Marsit në Itali, gjendet e vr*rë në pyll 22-vjeçarja shqiptare

E vr*u dhe e futi brenda një valixheje/ Ilaria Sula gjendet e vd*kur në pyll, arrestohet i dashuri filipinez

E vr*u me th*kë në apartamentin e tij/ Si i dashuri filipinez përdori celularin e Ilaria Sulës pasi e hodh në pyll

Exit mobile version