TIRANË– Shtetësja Eria Ago e cila dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit.
Ago është e dashura e Safet Bajrit, e cila ka ndihmuar këtë të fundit në krimet që ka kryer.Ajo është vënë në pranga 5 ditë pas Safet Bajrit, ndëersa akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.
SPAK dhe Policia e Shtetit ka hedhur akuza ndaj Agos për përkrahje ttë autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec. Por nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare!/Radar.al

