Informohu siç duhet

‘E përdh*nojmë aty’/ I dolën bisedat erotike me një mashkull, reagon prifti i Elbasanit. Ja çfarë thotë

At Nikolla Xhufka, prifti kontravers i Elbasanit, ka reaguar pasi me zë dhe figurën e tij u bë protagonist i një kamere të fshehtë në emisionin investigativ Piranjat. Aty u publikuan bisedat e tij me kontekst erotik me një mashkull.

Sot, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, e drejtuar nga Anastas Janullatos ka reaguar sërish duke thënë se Nikolla Xhufka nuk është pjesë e Kishës Shqiptare.

Ndërsa vetë Xhufka ka dalë me një deklaratë për mediat në rrjetet sociale, duke e quajtur “montazh” kamerën e fshehtë ndaj tij, teksa pretendon se është vënë në qendër të sulmeve dhe kurtheve nga Kishat serbe, greke dhe ruse, për shkak se sipas tij, ka guxuar të denoncojë uzurpimin e Kishës shqiptare nga Greqia dhe të Kishave të Kosovës nga Serbia.

Exit mobile version