Site icon Informohu siç duhet

E pazakontë në Kajro/ Stacioni i benzinës zhduket nga faqja e dheut brenda pak sekondash

KAJRO– Pamje tronditëse janë publikuar në mediat e huaja 24 orë më parë në Kajro të Egjiptit, kur një ndërtesë që strehonte një stacion benzine u zhduk në pak sekonda. Ajo ra në një gropë 15 metra të thellë, erozion dhe fenomen i pazakontë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë ndërtesën duke u fundosur, ndërsa makinat dhe njerëzit aty pranë ikin në vende të sigurta.

Bazuar në informacionet e deritanishme mësohet se të paktën dy persona janë plagosur nga shembja e ndërtesës dhe janë dërguar në spital për ndihmën e parë.

Vlerësimet fillestare ia atribuuan shembjen punimeve të gërmimit në një ndërtesë aty pranë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./Radar.al

Exit mobile version