Futbollisti që do rrëmbejë çmimin ‘Topi i Artë’ për vitin 2024 do të zbulohet më 28 tetor në Paris.
Papritmas u zbulua se ka një ndryshim në mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.
Siç bën me dije gazetari Mario Cortegana, fituesi i këtij çmimi nuk do ta dijë se është shpallur fitues deri në momentin e hapjes së zarfit.
Kjo mënyrë mbetet një risi në krahasim me edicionet e kaluara kur fituesi e mësonte paraprakisht se ka fituar çmimin dhe rrjedhimisht kishte dhuruar një intervistë për ‘France Football’.
Vinicius Junior dhe Bellingham të Real Madrid, si edhe Rodri i Man. Cityt janë tre emrat më me peshë që do kërkojnë të ngrejnë çmimin më të madh individual në botën e futbollit.
LEXO EDHE:
Zbulon prapaskenën e “Topit të Artë” 2006/ Legjenda Cannavaro: Isha në makinë dhe…

