Konkurrentët e “BBVK”, Xheneta dhe Driloni së fundmi brenda ambjenteve të shtëpisë janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.
Pas përplasjes Driloni kërkoi largimin nga shtëpia nëse nuk merren masa ndaj konkurrentes.
Përveç ofendimeve të ashpra të bëra ndaj tij, Xheneta e ka pështyrë Drilonin gjatë debatit.
E rasti në fjalë ëshët pasuar me një reagim nga familja e Drilonit ku në rrjete sociale shkruajtën:
Përshëndetje, publik i dashur! Ne si familje e Drilonit duam të reagojmë për ngjarjet që ndodhën mbremë. Siç keni parë, Xheneta e pështyu dhe e ofendoi rëndë familjen tonë. Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet në një format si Big Brother VIP Kosova. Kjo, sipas ligjit, përbën një formë të qartë të kërcënimit dhe fyerjes.
Deri dje, ajo pretendonte se lufton për te drejtat e grave, por ku janë të drejtat e burrave apo, më saktë, të drejtat e njeriut në ketë situatë? Ky eshtë një turp dhe mungesë totale lojaliteti. Familja jonë është sulmuar dhe ofenduar pa arsye, edhe pse jemi një familje me vlera dhe histori. Duam t’ju kujtojmë që disa anëtarë të familjes Rama kanë qenë luftëtarë të UÇK-së, duke dhënë kontribut për lirinë e Kosovës.
Si familje, kërkojmë që produksioni të marrë masa të menjëherëshme për situatën e mbrëmshme. Në kontratën e Drilonit me Big Brother, nuk shkruan askund që familjet mund të përfshihen në këtë mënyrë, e aq më pak të përmenden prindërit, veçanërisht nënat, në kontekste fyese.
Gjithashtu, duam të sqarojmë edhe një keqkuptim: Driloni nuk ka veshur dhe nuk do të veshë kurrë uniformën e UÇK-së për të marrë mbështetjen e publikut. Nuk ka nevojë për diçka të tillë, sepse ai vjen nga një familje që ka luftuar për çlirimin e Kosovës. Falë tyre, ne sot jetojmë të lirë në vendin tonë.
Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!”

