Site icon Informohu siç duhet

E moshuara rrëzohet nga shkallët duke shkundur tapetin, transportohet urgjent në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Korçë, ku një grua e moshuar mbeti e plagosur rëndë pas një rënie aksidentale nga shkallët e pallatit, ndërsa po shkundte një tapet.

Ngjarja ndodhi pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”, dhe paraprakisht dyshohet se viktima ka humbur ekuilibrin gjatë veprimit të përditshëm në banesën e saj.

E moshuara u transportua me urgjencë në spital, duke u vendosur me barrelë në ambulancë, dhe po merr trajtim të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit.

Gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga mjekët, ndërsa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

Exit mobile version