Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Cavallino-Treportit, pranë Venecias, ku është gjetur pa shenja jete një fëmijë 6-vjeçar që ishte zhdukur një ditë më parë në det.
I mituri, Carlo Panizzo, humbi gjurmët pasditen e së hënës, teksa po notonte pranë nënës së tij në plazhin Ca’ Pasquali. Alarmimi solli një operacion të gjerë kërkimi që zgjati gjithë natën, me përfshirjen e Guardia Costiera-s, zjarrfikësve, rojeve bregdetare, helikopterëve dhe dhjetëra pushuesve vullnetarë.
Trupi i tij u lokalizua nga zhytësit rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës, rreth 100 metra nga bregu, në një thellësi prej dy metrash. Pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe shpresës për një mrekulli, kërkimi përfundoi me lajmin e trishtë që ka lënë të pikëlluar familjen dhe gjithë zonën.
Radar.al


