TIRANË– Artistja e mirënjohur, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale, duke dhënë sinjale të qarta se ka mbyllur një periudhë jo të lehtë të jetës së saj.
“Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllun ke qenë.”-ka shkruar këngëtarja teksa thotë se ndihet e lirë, e lumtur dhe e shëndetshme.
Me një zemër të bardhë në fund, Dafina duket se ka vendosur të fokusohet në vetveten dhe në një rrugëtim të ri profesional dhe personal.
Më tej Dafina nënkuptoi se është në fazë ndryshimesh të mëdha, duke shkruar: Ekip i ri. Synime t’rreja. Kapitull i ri.
Ndërsa mesazhin e saj e shoqëroi me hashtagë si #BigTeam, #BiggerGoals dhe #NewEra, duke theksuar fillimin e një epoke të re në karrierë, por ndjekësit kanë aluduar edhe një fillim të ri në jetën private./Radar.al

Ekskluzive / Ilir Beqja lë qelinë, në gjendje të rëndë në QSUT


