Site icon Informohu siç duhet

E la të v*ekur shokun pranë shkollës dhe ia mbathi, familjarët e dërguan 14-vjeçarin në spital privat. Pozonte me grushtin lart

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detajin se autori i vrasjes së Martin Canit, djalit 14 vjeçar pranë shkollës Fan Noli pas mësimit, është dërguar nga familjarë të tij në një spital privat.

Ai ishte plagosur gjatë sulmit dhe familjarët kanë dashur të shmangnin përplasjen me familjarë të viktimës apo të të plagosurit tjetër.

Pas marrjes së mjekimit, autori ka pozuar me grushtin lart dhe thikën, armën e krimit, në një makinë që drejtohej nga familjarë të tij.

“Autori së bashku me tre shokët e tij, pas përfundimit të mësimit, sulmuan viktimën dhe u larguan drejt Pazarit të Ri, ku dyshohet se familjarë e dërguan në një spital privat sepse edhe vetë u dëmtua gjatë sulmit. Autori postoi në rrjetet sociale foto nga arma e krimit, foto të bëra në makinën që drejtohej nga familjarë të tij, duke ngritur edhe grushtin në formë krenarie.

Viktima ka thirrur edhe ai 2 shokë të tij me të cilët luanin futboll, gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është zbuluar që të përfshirë kanë qenë 7 adoleshentë. Histori horror, makabër. Motivi ende nuk dihet zyrtarisht, shokët japin variante të ndryshme”, tha gazetari.

Exit mobile version