TIRANË– Mbrëmjen e së mërkurës Gjesti është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP 4 duke u hedhur nga muri rrethues.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe fituesi i edicionit të parë të BBV, Ilir Shaqiri.
Balerini i njohur shqiptar ka publikuar në InstaStory një foto të një majmuni që tenton të kacavirret në mur për t’u larguar.

Kjo është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit. Kjo ngjarje është tema më e nxeëhtë si brenda shtëpisë gjithashtu edhe jashtë, ku në studiot televizive diskutohet loja e këngëtarit nga Kosova./Radar.al


