Site icon Informohu siç duhet

E konfirmon Kremlini/ Raundi i dytë Ukrainë-Rusi më 2 qershor në Stamboll, çfarë pritet

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë raundin e dytë të negociatave për paqen më 2 qershor në Stamboll. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili deklaroi se delegacioni rus, i kryesuar nga Vladimir Medinsky, do të paraqesë një memorandum zyrtar për zgjidhjen e konfliktit.

Takimi i parë midis dy vendeve pas tre vitesh u mbajt më 16 maj, gjithashtu në Stamboll, ku palët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish në përmasat 1,000 për 1,000, si dhe për prezantimin e kushteve për një armëpushim të mundshëm.

Burime diplomatike konfirmojnë se Ukraina ka kërkuar që në tryezën e bisedimeve të përfshihen edhe krerët e shteteve, një kërkesë që Rusia është shprehur e gatshme ta shqyrtojë.

Takimi i 2 qershorit pritet të shënojë një hap të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje të mundshme që do t’i japë fund luftimeve, megjithëse rruga drejt paqes mbetet ende e pasigurt dhe e ndërlikuar.

Exit mobile version