Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit, ku një i ri u gjet i mbytur në liqen.
Në makinë dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 23-vjeçarit Renis Dobra, në Zenisht, dhe e kanë marrë të riun dhe kanë shkuar rreth 30 kilometra më larg. Aty dyshohet se e kanë dhunuar dhe kanë kërkuar informacione nga ai, por më pas e kanë vrarë.
Të riun e kanë hedhur bashkë me makinën tip “Benz” në liqen, por gjatë kohës që makina binte poshtë, trupi ka dalë nga makina pak metra pa rënë në ujë.
Për grupin hetimor ka disa pista ku janë përqendruar hetimet. Sipas burimeve, viktima rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndë narkotike në Gjermani, kur ishte në moshën 20-vjeç. Po vlerësohet si pistë, por hetimet janë përqendruar tek ndonjë parcelë kanabisi ose sherr për ndonjë vajzë.


