Seanca e sotme gjyqësore e zhvilluar në lidhje me vrasjen e bujshme që vijon të mbete misterioze, Jan Prengës, është shtyrë.
Burimet bëjnë me dije se i dyshuari kryesor i ngjarjes Dritan Rexhepi ka refuzuar të japë dëshminë.
I njohur si “Mbreti i kokainës”, që dyshohet se porositi rrëmbimin e Jan Prengës, u paraqit në procesin gjyqësor ndaj Altin Hajrit, së bashku me Aldo Majnishyen, por të dy nuk pranuan të dëshmojn.
Kujtojmë se së fundmi kopshtari i resortit në dëshminë e dhënë para togave të zeza ka rrëfyer momentin kur disa persona, të cilëve ua ka harruar fytyrat, u shfaqën me një person të vrarë në duar që po tentonin ta fshihnin. Madje i kërkuan atij një kazmë dhe lopatë.