Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku dyshohet se janë plagosur 4 persona. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Shkozës, ndërsa autorët kanë ndjekur objektivin e tyre përpara se të qëllonin drejt tij.
Sipas të dhënave paraprake, pas atentatit, autorët kanë braktisur dhe djegur automjetin në zonën e Lundrës, në periferi të kryeqytetit, për të humbur gjurmët. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pritet një reagim zyrtar me më shumë detaje nga ana e autoriteteve.