Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë ka goditur mbrëmjen e së enjtes Qarkun e Korçës, duke shkaktuar ndjeshmëri të konsiderueshme në zonë. Lëkundjet u regjistruan në orën 22:46 dhe u ndjenë edhe në qytetin e Pogradecit.
Sipas të dhënave paraprake nga institucionet sizmologjike, epiqendra ndodhej pranë qytetit të Korçës, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Lëkundjet e tokës kanë shkaktuar shqetësim tek banorët, edhe pse intensiteti i tyre ka qenë i moderuar.