Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës ku një shofere afro 70-vjeçare përplasi me makinë për vdekje një të moshuar.
Burimet bëjnë me dije se për pasojë të përplasjes, këmbësorja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Mësohet se ajo humbi jetën në ambientet spitalore.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.