Ditën e sotme me kërkesë të Prokurorisë Berat është pezulluar nga pozita si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Florjan Sulejmani.
Mësohet se masa në fjalë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e deritanishme konkludon se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale.
Referuar konfirmimit të gjykatës ekzisont një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim u transferuan oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’.
Gjithashtu mësohet se ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.
Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit.
Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit.