Mediat italiane para pak çastesh kanë raportuar se filipinasi Mark Samson i cili i mori jetën të dashurës së tij, shqiptares Ilaria Sula, kërkon t’i dërgojë një letër familjes së viktimës.
Avokati Fabrizio Gallo zbulon se Samson e kërkon diçka të tillë në mënyrë që ai t’u kërkojë falje prindërve të Ilarias.
Gallon shpjegon se Samson do të përpiqet të shpjegojë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij dhe i lutet nënës së tij që të jetë zëri i tij për të shprehur keqardhjen dhe për t’u kërkuar falje prindërve të Ilarias sepse ai nuk mund ta bëjë këtë në këtë moment.
Kujtojmë se ditët e fundit 23-vjeçari rrëfeu vrasjen e studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë dhe u gjet e pajetë më 2 prill brenda një valixhe në një luginë në Poli.
Deri më tani në dëshmitë e dhëna është zbuluar se të përfshirë në këtë vrasje makabër janë mamaja dhe shokët e autorit.