Pas mosreagimit nga ana e Hajnajt për të qenë sërish në krye të BKH-së, SPAK pritet të rihapë garën për kandidaturat e tjera.
Mësohet se procesi i riemërimit do të kryhet duke kaluar në 7 faza: testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.
Komisioni përzgjedhës i cili përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani, Behar Dibra dhe Arben Kraja pasi verifikon dhe vlerëson nëse kandidati i përmbushin kriteret, vendos nëse do të vijojë ose jo me rekomandimin për procedurën e riemërimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mosdorëzimi i dokumentacionit nga ana e Aida Hajnajt mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit të saj.

