Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një i ri i dha fund jetës së tij.
Referuar inofrmacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” afro orës 14:00.
Më tej thuhet se 46-vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Ndërsa zbulohet se shtetasi në fjalë, sipas hetimeve të bëra, konkludon përdorues i lëndëve narkotike.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi G. D., 46 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.