Site icon Informohu siç duhet

E FUNDIT/ Motori përfundon nën gomat e furgonit. Plagoset rëndë i riu

E FUNDIT/ Motori përfundon nën gomat e furgonit. Plagoset rëndë i riu

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan.

Burimet bëjnë me dije se një motomjet është goditur nga një furgon.

Për rrjedhojë të ngjarjes drejtuesi i motorit thuhet se ka mbetur i plagosur.

I riu i plagosur është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa thuhet se po vijon puna për zbardhjen e ploë të ngjarjes.

“Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas policisë.

 

Exit mobile version