Para pak çastesh burimet bëjnë me dije se ka mbërritur në portin e Shëngjinit anija Libra me emigrantet e radhës.
Anija u nis mëngjesin e sotëm nga Brindisi me 40 emigrantë në bord.
Kombësia e emigrantëve në bord, nuk është zbuluar ende por siç është bërë me dije më herët bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme.
Emigrantët pritet të transferohen direkt e në qendrën e Gjadrit, pasi procedurat e identifikimit janë kryer tashmë në Itali.
Kujtojmë se afati i qëndrimit të emigrantëve në Gjadër do jetë një periudhë 18 mujore.