Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi në Kuçovë ku një elektriçist ka mbetur i palgosur në orarin e punës.
Burimet bëjnë me dije se 58-vjeçari është rrëzuar nga shtylla elektrike teksa punonte.
Për rrjedhojë ai është nisur drejt spitalit.
Kuçovë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.