Site icon Informohu siç duhet

E FUNDIT/ Atentati në Tiranë: Pl*mbat kapën një makinë tjetër rastësore

Detaje të reja nga atentati në Tiranë: U qëllua dhe një makinë tjetër

Detaje të reja kanë dalë në pah nga atentati i ndodhur së fundmi në Lundër.

Burimet bëjnë me dije se plumbat kanë goditur dhe një tjetër makinë e cila ka qenë prezente në momentin e ngjarjes.

Fatmirësisht thuhet se i riu që drejtonte makinën tip “Ford” ka shpëtuar pa lëndime.

Ndërsa një plumb ka prekur kolonën e derës së automjetit të tij.

Pas ngjarjes i riu është larguar me shpejtësi nga frika dhe është futur në parkimin e një qendre tregtare ku më pas ka njoftuar policinë për atë çfarë kishte ndodhur.

Atij i është marrë dëshmia, por pavarësisht se ka qenë dëshmitar okular, ai nuk ka mundur të shohë apo identifikojë autorët e e ngjarjes.

I riu ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ka ikur me nxitim nga frika e asaj që ndodhi.

Kujtojmë se për shkak të ngatërresës së objektivit nga atentatorët u hap zjarr ndaj një G-Classi, ku për rrjedhojë mbeten të plagosur gabimisht 4 persona.

Ndërkohë që nga hetimet e bëra dhe deklaratat e zbardhura në dyert e policisë, dyhsohet se atentati u organizua për gruan e Roan Brahimit, i njohur ndryshe si Sidi, i cili u vra në Vigjilje të Pashkëve të vitit të shkuar./ Radar.al 

 

Exit mobile version