Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit” ku një 29-vjeçar humbi jetën.
Burimet bëjnë me dije se përplasja e rëndë e dy makinave rezultoi fatale për të riun.
Pas aksidentit kokë më kokë të dy makinave që po drejtoheshin nga dy të rinj, të plagosur kanë mbetur dhe pasgjeri i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën si dhe shoferi i auotmjetit tjetër.
Dyshja në fjalë mësohet se ndodhen në ambientet spitalore.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.