Pas shumë aludimeve për ndarje nga Romeo, Heidi Baci konfirmoi të vërtetën.
Gjatë ditës së djeshme, Heidi është vënë re teksa papritmas ka zhdukur nga profili i saj foto me aktorin, duke lënë pas spekulimet për lidhjen e tyre.
Gjithashtu ajo vendosi të hiqte dhe ‘higlights’ që ka pasur nga momentet me Romeon.
Mbrëmë, ish-banorja e Big Brother VIP ndau në Instastory disa momente të bukura krah familjes së saj, e cila ka ardhur nga Italia për ta vizituar.
Kjo duket se ka qenë një mundësi për të shijuar mbështetje dhe ngrohtësi përgjatë periudhës së vështirë.
Ju kujtojmë se para pak kohësh dhe Romeo i hoqi të gjitha fotot me Heidin.
Këto veprime kanë ngritur më shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre, duke e bërë ndarjen gjithnjë e më të kuptueshme.
