Site icon Informohu siç duhet

“E di që më ke qejf”/ Biseda “hot” mes Mateos dhe Brikenës ndez rrjetin

TIRANË-Brikena dhe Mateo janë parë sëbashku të kalojnë një moment të qetë pranë njëri-tjetrit. Kështu ata kanë zbuluar më shumë nga dinamika e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Që prej fillimit të lojës, Brikena është shfaqur më e rezervuar dhe e përmbajtur ndaj afrimit të Mateos. Nga ana tjetër, ai nuk është dorëzuar, duke u përpjekur vazhdimisht të fitojë vëmendjen dhe ndjenjat e saj.

Gjatë bisedës së fundit, Mateo u shpreh i bindur:

E di që e ke shumë të vështirë të shprehesh… për mua.

Brikena e mohoi menjëherë, por ai vazhdoi më tej, duke theksuar se nëse më parë kishte pasur dyshime për pëlqimin e saj, tani nuk kishte më asnjë:

S’kam dyshime që më ke qejf.

Brikena, e qetë, ia ktheu:

Është mendimi yt

-duke lënë gjithçka të hapur për interpretim.

Ky shkëmbim i sinqertë ka nxitur reagime të shumta në rrjet, me ndjekësit që po analizojnë çdo fjalë dhe çdo gjest të tyre. A është kjo një romancë që po lind mes sfidave të lojës, apo thjesht një perceptim i njëanshëm?

Një gjë është e sigurt, marrëdhënia mes tyre sapo është bërë edhe më interesante për publikun./Radar.al

Exit mobile version