Site icon Informohu siç duhet

E dhunuan motrat Berisha, babai i Klea Prenga tregon gjendjen e vajzës: Më kuptoni, ka të mpirë…

I thyen gotën në fytyrë/ Ja si duket pas incidentit Klea Prenga: Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses

Mhill Prenga, babai i Klea Prenga, e cila u dhunua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha në një komunikim në Euronews Albania tha se ngjarja është e vështirë.

Për detajet tha ai duhet të flasë vetë Klea, por nënvizoi se e reja nuk është gati ta bëjë këtë.

Ai tregoi se goditja e dhunshme me shishe nga motrat Berisha i ka prekur nervin e buzës së sipërme të cilën e ka të mpirë, ndërsa kërkoi që ligji dhe drejtësia të veprojnë.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme. Kërkoj dhe drejtësia të veprojë për cilindo që e shkel atë”, është shprehur ai.

Exit mobile version