Ndahet nga jeta në moshë të re, vetëm 19-vjeç skiatorja italiane, Matilde Lorenzi.
Mediat italiane raportojnë se ajo nuk ia doli tronditjes së shkaktuar nga plagët e një aksidenti të rëndë stërvitor.
Ministria Italiane e Mbrojtjes thotë se Lorenzi, ishte pjesë e ekipit të të rinjve për femra dhe vinte nga Villarbasse, kishte konkurruar në qarkun e FIS Europa Cup. Ajo po stërvitej në pistën Gravald G1 në Val Senales në rajonin e Tirolit të Jugut kur u rrëzua.
Ajo u dërgua me helikopter në spitalin në Bolzano, ku humbi jetën.
Lorenzi ishte motra më e vogël e skiatores Lucrezia, e cila ka garuar në serinë e Kupës së Botës në sllallom.
19-vjeçarja ishte gjithashtu kampione italiane e të rinjve sezonin e kaluar.
Si Federata Italiane e Sporteve Dimërore, ashtu edhe Federata Ndërkombëtare e Skive dhe Snowboardit kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e saj.