Pak kohë nga fatkeqësia, nga ndarja nga jeta e këngëtarit me famë botërore Liam Payne, e dashura e tij Kate Cassidy, bëri dedikimin prekës për këngëtarin në një postim të bërë në Tik-Tok.
25-vjeçarja postoi një video të momenteve të lumtura me Payne.
Videoja, e shoqëruar me këngën “Fade Into You” të Mazzy Star, ku në sfond u shfaqën momentet e tyre të gëzuara, nga udhëtimet e tyre deri tek momentet në shtëpinë e tyre në Miami.
Përbri videos Kate shkroi fjalën: “Të dua”.
Pas vdekjes tragjike të këngëtarit, Cassidy zbuloi se ata kishin planifikuar një të ardhme së bashku, madje brenda pak kohësh planifikonin dasmën e tyre.

