Zbulohet vendimi i Pep Guardiola për të ardhmen e tij. Burimet thonë se ai ka rënë dakord për një marrëveshje të re njëvjeçare me Mançester Sitin.
Njoftimi zyrtar pritet në ditët në vijim.
Edhe pse kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe aludohej se do të largohej, ai ka rënë dakord për kushte të reja me klubin.
Guardiola, iu bashkua Sitit në vitin 2016 pas tre sezonesh si trajner i Bajernit.
Ai e ka udhëhequr skuadrën drejt gjashtë titujve të Premier Ligës, duke përfshirë katër të fundit radhazi, si dhe dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës dhe Ligën e Kampioneve në sezonin 2022-2023.

