Site icon Informohu siç duhet

E bujshme/ Gumëzhin rrjeti: Topin e Artë nuk do e fitojë Vinicius

E bujshme/ Gumëzhin rrjeti: Topin e artë nuk do e fitojë Vinicius

“Vinicius nuk do e fitojë Topin e Artë”, ky është lajmi i bujshëm shpërtheu në rrjet, për brazilianin i cili ishte protagonisti kryesor për të fituar çmimin më të lavdishëm individual.

Mediat e ndryshme na kanë zbuluar se ky çmim do t’i shkojë Rodrit, me mesfushorin e Manchester Cityt që fitoi Premier League dhe Europianin me Spanjën.

E kjo gjë nuk është pritur fare mirë te Reali, si dhe klubin Los Blancos zgjodhi ta “bojkotojë” ceremoninë që do të mbahet në Paris.

Lojtarët, stafi teknik dhe presidenti Perez nuk do të jenë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, pasi besojnë se është bërë një padrejtësi ndaj Vinicius.

Sipas mediave, braziliani do të renditet i dyti pas Rodrit, e më tej podiumin do ta plotësojë Jude Bellingham.

Exit mobile version