Site icon Informohu siç duhet

Dyshohet si ndërmjetës në vra*jen e Klevis Lleshit, arrestohet në Itali Saimir Kolaveri

Autoritetet italiane kanë arrestuar Saimir Kolaverin, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit në organizimin e vrasjes së Klevis Lleshit, një krim që dyshohet të jetë kryer për motive gjakmarrjeje.

Sipas hetimeve, Kolaveri ka bërë lidhjen mes Aurel Hoxhës, i dyshuar si porositësi i vrasjes, dhe Sahab Nuzit, identifikuar si ekzekutori i dyshuar. Vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë prej 50 mijë eurosh.

Burimet bëjnë me dije se Aurel Hoxha urdhëroi krimin për shkak të një konflikti të mëparshëm, ndërsa Nuzi e kreu ekzekutimin. Kolaveri ndërmjetësoi marrëveshjen dhe kontaktet mes tyre.

Një urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar më parë ndaj Kolaverit, i cili tani ndodhet në paraburgim në Itali, duke pritur procedurat e mëtejshme. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe italiane, dhe priten zhvillime të reja për zbardhjen e plotë të këtij krimi.

Exit mobile version