TIRANË– Në ambientet e SPAK po zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn i arrestuar më 4 Korrik 2024 sëbashku me bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC.
Seanca ishte e parashikuar për dje por me një shtyrje me kërkesë të avokatëve të Beqajt, për të marrë më shumë kohë për leximin e akteve të dosjes, sot në këtë seancë do të bëhet rivlerësimi i masave të sigurisë, 3 me “arrest me burg” dhe “dy arrest shtëpie”.
Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Klodiana Lala, seanca është ndërprerë për 30 minuta pushim, teksa ish-ministri i Shëndetësisë ka kërkuar që të lirohet me garanci pasurore, 5 milionë lekë.