Real Madrid është një nga pak klubet kryesore evropiane që deri më tani nuk ka kryer shitje direkte lojtarësh për në ligën e pasur saudite.
Edhe pse Karim Benzema dhe Nacho Fernandez kaluan në klubet e Lindjes së Mesme, ata u transferuan si lojtarë të lirë, pasi kontratat e tyre në “Santiago Bernabeu” kishin përfunduar.
Megjithatë, interesimi nga klubet saudite ndaj lojtarëve të Real Madridit nuk është shuar.
Vinicius Jr. mbetet në vëzhgim të vazhdueshëm nga ana e tyre për të ardhmen, ndërsa tani dy yje të tjerë të skuadrës janë shfaqur si objektiva të mundshëm për transferim.

