Site icon Informohu siç duhet

Dy shqiptarët dënohen me burg, u kapën me ko*ainë me vlerë 20 mijë paund në një rulo me qira

Dy të rinj shqiptar janë dënuar me nga më shumë se dy vjet burg secili në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kapën duke u marrë me shpërndarjen e kokainës.

Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të Needham-it, në qarkun e Suffolk. Sipas policisë lokale, Xhenis Demaj, 27 vjeç, u dënua me 28 muaj burg, pasi pranoi fajësinë për pjesëmarrje në furnizimin me drogë të klasit A.

Në të njëjtën akuzë u shpall fajtor edhe Ezmir Zenelaj, 27 vjeç, i cili mori të njëjtin dënim.

Gjatë kontrollit të kryer në rulon e marrë me qira ku po qëndronin dy shqiptarët, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme kokaine dhe rreth 1000 paund para në dorë, me një vlerë tregu totale prej mbi 20 mijë paundësh.

Exit mobile version