Site icon Informohu siç duhet

Dy ngjarje të rënda brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Një i vra*ë me thi*ë dhe një i plagosur me ar*ë zjarri, autorët janë identifikuar

Dy episode të rënda dhune janë regjistruar pasditen e sotme në zona të ndryshme të Tiranës, brenda vetëm 10 minutash nga njëra-tjetra, me pasojë një viktimë dhe një të plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, gjatë një konflikti është goditur me mjet prerës shtetasi me iniciale E. P., rreth 31 vjeç. I riu është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Vetëm 10 minuta më pas, rreth orës 15:50, një tjetër konflikt është shënuar në Rrugën e Kavajës, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç. Sipas policisë, ai ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të rasteve dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar që mund të jenë përfshirë në këto ngjarje të rënda që tronditën kryeqytetin.

Exit mobile version