Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Yrshek, teksa janë përfshirë dy automjete.
Nga përplasja fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka sjellë rëndim të trafikut dhe ngarkesë në autostradë. Policia ka kryer veprimet hetimore në vend dhe ka menaxhuar situatën