Site icon Informohu siç duhet

Dy efektivët të dehur në detyrë, arrestohet njëri pas telefonatës së qytetarit në Vlorë

Përplasi efektivin e policisë rrugore, arrestohet 21-vjeçarja në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) arrestoi në flagrancë Inspektorin H. I., punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas njoftimit të AMP, arrestimi u bë pas një telefonate nga një qytetar që raportoi se dy efektivë e kishin ndaluar me sjellje jo etike në zonën e Ujit të Ftohtë. Pas verifikimit me testin e alkoolit, rezultoi se H. I. kishte 0.82 mg/l alkool në gjak.

Procesi i hetimit disiplinor do të vijojë për punonjësin tjetër të përfshirë në rast, E. A., gjithashtu Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë.

Exit mobile version