Sinoptikania Lajda Porja paralajmëron se gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten e kësaj jave pritet të rikthehen reshjet e borës kryesisht në zonat lindore.
Kurse gjatë 15 ditëshit të parë të Dhjetorit temperaturat do të jenë të paqëndrueshme.
“Të mërkurën dhe të enjten do të kemi një front të ftohtë i cili jo vetëm që është i ftohtë, por dhe i lagësht.
Vjen drejt territorit shqiptar, do të ketë reshje të pakta në Ultësirën Perëndimore, por shtohet lagështia në Tiranë dhe do të bëhet një i ftohtë i hidhur, dhe ka reshje dëbore. Rikthehet dëbora në zonat malore, në të gjithë zonën lindore që nga Puka, Bajram Curr, Bulqizë, Librazhd dhe deri në Qarkun Korçës, do të jenë të mërkurën dhe të enjten.
Ndonëse qytetet do të kenë reshje më të pakta që mund të jenë 5 deri në 8 centimetra, zonat e thella do të kenë deri në 15 centimetra.
Ky muaj do të jetë i paqëndrueshëm, do të kemi dy ditë me diell, një ditë me shi dhe të premten do të kemi përmirësim. Më saktë ky 15 ditësh nuk do të ketë reshje të konsiderueshme, por do të jenë prezente, do të jetë lagështira prezente dhe në qytetet e bregdetit do të ndjehen si ditë bore, vetë prania e lagështirës do bëjë që të ndjejmë shumë të ftohtin si ditë dëbore,” tha Lajda Porja.