Zjarret në Dropull tashmë prej dy ditësh kanë qenë të vështirë të mbahen nën kontroll, ndërsa paraditen e kësaj të mërkure Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se dy avionë të tipit “Canadair” kanë ndërhyrë nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq.
Më tej Peleshi ka thënë se avionët grekë vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura.
Gjithashtu Ministri i Mbrojtjes ka shprehur falënderime për Greqinë dhe Kroacinë, të cilat kanë shprehur gatishmëri dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për të punuar në fikjen e vatrave të zjarrit në Finiq dhe Dropull.
Postimi i plotë i Peleshit:
“Dy avionë të tipit #Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në #Dropull dhe #Finiq. Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrëfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje. Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate.