Site icon Informohu siç duhet

Dy aksidente/ Përplasen disa automjete në Lushnjë, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Dy aksidente/ Përplasen disa automjete në Lushnjë, një i plagosur niset me urgjencë në spital

LUSHNJE– Dy aksidente kanë ndodhur në Lushnje, ku raportohen se janë përplasur disa automjete. Një i lënduar transportohet me urgjencë në spital

Një prej aksidenteve me përplasje në seri ka ndodhur në kahun e lëvizjes drejt Fierit, ku një mjet tip “Caddy” ka përplasur nga mbrapa një “Benz”, i cili ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz”.

Përplasja e fortë ka shkaktuar një të lënduar, i cili është nën kujdesin e mjekëve dhe dëme materiale.

Aksidenti tjetër ka ndodhur  në mes të kryqëzimit tek pushimi i shoferit, ku një mjet tip “Skoda” ka përfunduar tek barriera e hekurt, por pa pasoja për jetën e drejtuesit.

Policia shkencore po dokumenton të dy aksidentet dhe polica e qarkullimit po stabilizon trafikun e rënduar. Kryqëzimi i pushimit të shoferit në autostradën Lushnje-Fier mbetet një njollë e zezë në qarkullimin rrugor derisa të jepet zgjidhje përfundimtare sipas projektit fillestar të autostradës i cili parashikonte mbikalime për automjetet që vijnë nga Krutja drejt Divjakës dhe anasjelltas./Radar.al

Exit mobile version